Mënyrë Jetese Të tjera Udhëtime Udhëzues

Udhëzues – 9 Hapa për të Paketuar Valixhen me Gjërat e Duhura

Foto nga Anete LūsiņaUnsplash.

Të paketosh valixhen në mënyrë efikase ka shumë rëndësi kur udhëtoni. Qoftë për një fundjavë të shkurtër apo për më gjatë. Këtu paraqiten 9 hapa, sipas rendit kronologjik, se si unë paketoj gjithçka që më duvet. Këto rekomandime synojnë të shmangin bagazhet e tepërta dhe gjithashtu të shijoni çdo veshje që do merrni me vete.

1. ‘Favoritas’

E nis me gjërat që kam qejf të vesh më shumë, si një fustan i ri apo diçka që e vesh rrallë. Gjithmonë zgjedh veshje të përshtatshme për vendin që do të vizitoj. Për shembull, kur për një javë në Korfuz gjatë një vale të nxehti, me temperatura që kapnin 40 gradë, mora veshje të lehta dhe që mund t’i ndërroja lehtësisht. Përfshij këtu edhe aksesorë specifikë, si një varëse e madhe e punuar nga indigjenët në Kolumbi, te cilen mund ta vesh vetëm në plazh, sepse nuk përdoret shpesh prej stilit që ka. Sa i përket këpucëve, gjithmonë marr gjëra që, edhe pse mund të jenë BOLD, janë të rehatshme dhe mund t’i kombinoj lehtësisht. Për këtë arsye, nuk kam shumë palë

2. Veshjet plotësuese

Pas veshjeve të preferuara, vijojnë ato që kombinohen me të parat, por që mund t’i përdor dhe me gjëra të tjera, si një kanatjere apo pantallona/fund. Sidomos nëse janë të rehatshme ose që mund t’i laj dhe t’i vesh përsëri gjatë udhëtimit. Një mënyrë tjetër për ta thënë, kjo është kategoria bazike e veshjeve, të cilat synoj t’i marr njëngjyrëshe, për shembull të bardha, të zeza, jeans dhe të rehatshme.

3. E treta, e vërteta

Të brendshmet merren gjithmonë me tepri, aq më tepër që nuk zënë vend. Kini parasysh edhe veshjet që do të merrni me vete, që të paketoni në mënyrë të përshtatshme.

4. Aksesorët

Më pas, paketoj aksesorët që mund të kombinohen me veshjet që kam zgjedhur. Përpiqem të marr një palë që shkojnë me dy veshje, ose që nuk janë problematikë për t’u paketuar. Për shembull, marr një palë vathë që mund të jenë të mëdhenj, por përveçse janë tek kategoria e parë, kombinohen edhe me disa veshje, përndryshe marr 2–3 vathë të vegjël. Një shembull tjetër mund te jetë një shall i lehtë që mund të përdoret në mënyra të ndryshme, apo një varëse si ajo e imja.

5. ‘Toilette’

Tani është rradha e shampos, furçës së dhëmbëve (që unë i them kolinoz :p), kozmetikës, kapseve të flokëveh etj. Sigurohem që të marr edhe produktet që përdor çdo ditë, si rimeli, deodoranti, krëhëri etj.

6. Tema e udhëtimit

Nëse po shkoj në plazh, marr kremin e mbrojtës, peshqir plazhi, syzet e notit, një palë rroba banjo për çdo ditë. Edhe këto nuk zënë shumë vend dhe janë të rëndësishme. Nëse udhëtimi është në një vend me dëborë, marr bluzë termike, syze dielli, krem mbrojtës, doreza, kapuç e të tjera si këto.

7. Faktorët e udhëtimit

Konsideroj faktorë të tillë si kampingu, ‘hiking’, ose një road trip disa ditor. Për këto raste mund të më duhet një jastëk i vogël për të mbështetur kokën gjatë udhëtimit dhe një boks me Bluetooth. Termusi i ujit nuk mungon asnjëherë.

8. ‘One list to rule them all’

Hap listën time të udhëtimit. Kjo listë përmban çdo gjë të mundshme që mund të më duhet në një udhëtim, që nga kolinozi, pashaporta, e deri tek xhupi apo kapelja në varësi të stinës. Kontrolloj listën dhe sigurohem që kam paketuar çdo gjë që më duhet. Nëse kam paketuar çdo gjë që më duhet për këtë udhëtim, jam me mëndje të fjetur. 

9. ‘The final count down’

Që të mos harroj asgjë ditën e udhëtimit, i mbledh të gjitha çantat dhe gjërat në një cep të shtëpisë. Nëse kam më shumë se një gjë që më duhet të marr dhe nuk e kam gati, si për shembull pakot e ngrira për termusin, patjetër që bëj një listë të përkohshme. Kjo më ndihmon të mos kem ankth përpara udhëtimit, duke qenë e sigurt që nuk kam harruar asgjë. Më pas, e fshij atë.

Dhe tani pa shikoje veten, gati për të nisur aventurën e rradhës! 😉

!! Këshillë plus: Përpiquni të vishni këpucët më të mëdha, apo pallton më të madhe kur jeni ngusht me vendin. Por hej, s’ka arsye, keni marrë fiks aq gjëra sa ju duhen.

Foto nga Markus SpiskeUnsplash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *