Unë kam pasur ‘locks’ për tetë vjet, nga shkolla e mesme e deri në diplomimin e masterit. Pra, zgjedhja për të bërë gërsheta nuk ishte e vështirë për mua. Pavarësisht shqetësimeve rreth rënies së flokëve dhe njollave të mundshme pa flokë, lexova online mbi këtë çështje dhe ndoqa udhëzimet që mblodha me rigorozitet. Fatmirësisht, çdo gjë shkoi për mrekulli. Këtu janë këshillat e mia për këdo që ka marrë parasysh të bëjë gërshetat:
Përgatitjet: Çfarë duhet të keni parasysh
1. Sigurohuni që flokët ti keni të fortë dhe të plotë, pasi do të pësojnë mjaftueshëm tërheqjeje dhe traumë gjatë gërshetimit.
2. Konsideroni marrjen e Biotinës (Vitaminës H) gjatë kohës që do të keni gërshetat, dhe mundësisht për një muaj më pas. Është gjithmonë më mirë që fillimisht të konsultoheni me mjekun ose farmacistin.
3. Gërshetat e hollë mund të jenë më të dëmshme dhe kërkojnë shumë kohë për t’u thurur. Unë rekomandoj të zgjidhni gërsheta të mesme; ato janë pothuajse po aq elegante dhe më pak të dëmshme.
4. Zgjidhni një sallon me reputacion të mirë. Është e rëndësishme që të dinë mirë se çfarë po bëjnë. Unë i bëra në Nairobi gjatë udhëtimit në Kenia.
5. Bëni kërkimin tuaj! Meqenëse keni ardhur këtu, duket se jeni në rrugën e duhur, por unë nuk jam profesioniste. Këto këshilla vijnë nga përvoja ime personale me flokët e mi.




Ditët me gërsheta dhe stil
6. Bëjini tuajat gërshetat, ato janë një mënyrë e veçantë për t’u shprehur. Shijoini!
7. Mos u shqetësoni për shikimin e parë të pamjes suaj të re. Do të përshtateni shpejt me pamjen e re. Jini të hapur për të eksperimentuar me stile të ndryshme.
8. Sihurohuni që të keni një shumëllojshmëri lidhësesh për flokët/gërsheta. Sa më të gjata lidhëset, aq më mirë. Fjongot që kanë një tel përbrenda janë mjaft praktike, të bukura, dhe ti mbajnë gërshetat mjaftueshëm mirë.
9. Planifikoni ti lani flokët rreth një herë në javë. Ndërsa disa rekomandojnë një herë në dy javë, besojini gjykimit tuaj. Unë preferoj ti laj me sapun të thjeshtë, në vend të shampos. Edhe kur kisha ‘locks’ me sapun i laja. Sapuni është praktik dhe shpëlahet më lehtë.
10. Mbështillini gërshetat tuaja me një shall ose këllëf gjatë natës për t’i mbrojtur dhe për të siguruar një gjum të rehatshëm.
11. Disa rekomandojnë hidratimin e kokës herë pas here. Unë nuk e bëra dhe gjithsesi nuk pata asnjë problem. Por për ju mund të jetë ndryshe. Edhe një herë besojini gjykimit tuaj.
12. Lirova dy gërsheta në secilën anë të fytyrës sime për të liruar flokët e reja. Flokët e reja ta konturojnë fytyrën edhe më shumë dhe dukesh shumë më mirë.
13. Nëse keni flokë më të shkurtër se pjesa e shtuar e gërshetit, majat do të fillojnë të shfaqen pas disa javësh. Mund t’i thurni përsëri me grep, të përdorni llak flokësh ose thjesht t’i lini – ato kanë hijeshinë e tyre.
14. Mos i mbani gërshetat për më shumë se dy muaj. Më gjatë mund të jetë e dëmshme për flokët tuaj dhe mund të mos duket aq e mirë.
15. Nëse flokët tuaj janë të gjatë sa zgjatimet, kërkoni ndihmë nga miqtë ose profesionistët për t’i hequr ato – është një proces i gjatë dhe kërkon shumë kujdes. Nëse flokët tuaj janë më të shkurtër, mund ti prisni zgjatimet një sentimetë më poshtë flokut tuaj. Kështu zgjidhja e pjesës së sipërme, ju kursen shumë kohë.
16. Kur të filloni zgjidhjeni, niseni nga fundi i kokës. Në këtë mënyrë, edhe nëse nuk e përfundoni me një hap, mund t’i stiloni flokët që sapo zgjidhët në dy gërsheta dhe do të duken mirë, edhe nëse keni zgjidhur vetëm rreth 40%.

17. Mos u alarmoni nga rënia e flokëve. Është normale të humbasësh deri në 100 qime floku në ditë. Me flokët të lidhura për rreth dy muaj, pritet të bien të gjitha njëherësh kur i heq. Kushtojini vëmendje mënyrës se si i ndjeni rrënjët dhe flokët tuaj, në vend të sasisë së flokëve që shikoni të hedhura.
18. Përveç këshillës numër 2, përfshirja e maskave të flokëve, serumeve dhe masazheve mund të përshpejtojë procesin e rikuperimit, duke i ushqyer flokët tuaj më shpejt.
19. Mos i ribëni menjëherë, jepini flokëve të paktën tre muaj për t’u rikuperuar. Madje edhe më shumë.
Si përmbledhje, mbajtja e gërshetave është një përvojë unike që ndërthur stilin me pak aventurë mbi kujdesin e flokëve. Pavarësisht sfidave, rrugëtimi mund të jetë tepër interesant. Mos harroni, çelësi është të dëgjoni flokët tuaj, të jeni të durueshëm me procesin dhe më e rëndësishmja, të përqafoni ndryshimin me entuziazëm dhe besim. Gërshetat tuaja janë më shumë se thjesht një model flokësh; ato janë një pasqyrim i udhëtimit tuaj unik. Pra, mbajini ato me krenari, kujdesuni dhe shijoni çdo moment. Në fund të fundit, nuk ka të bëjë vetëm me modelin e flokëve, por me historitë dhe përvojat që vijnë me të.
Shijojeni!

ps: Nëse keni ndonjë këshillë tjetër, ju lutem ndajeni! 😀